Një mega-operacion i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (DKKO), në bashkëpunim me njësitë për Krime të Rënda, është duke u zhvilluar në disa qytete të Kosovës, mëson Sinjali nga burime të sigurta.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, aksioni po shtrihet në Prishtinë, Ferizaj, Viti, Prizren, Mamushë, Podujevë dhe lokacione të tjera, ku deri më tani janë përfshirë së paku mbi 20 lokacione.
Burimet tona bëjnë të ditur se aktualisht janë duke u zhvilluar bastisje në biznese, shtëpi dhe objekte përcjellëse, në kuadër të një hetimi të gjerë që lidhet me dyshime për kontrabandë, shmangie nga tatimi, pastrim parash dhe vepra të tjera penale që mund të ndërlidhen edhe me krimin e organizuar.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa njësitet policore po kryejnë kontrolle dhe sekuestrime të provave materiale në disa lokacione njëkohësisht.
Sipas burimeve të Sinjalit, pritet arrestimi i dhjetëra personave, ndërsa autoritetet pritet të dalin me detaje zyrtare pas përfundimit të aksionit.
Sinjali do të sjellë në vazhdimësi zhvillimet më të reja, emrat e të arrestuarve dhe rezultatet e këtij operacioni të gjerë sapo ato të konfirmohen.



Të tjera
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar
Aktuale
“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin
Profesori amerikan Edward
Lajme
Dega e Parë e LDK-së në Zvicër në përkrahje të lidershipit të LDK-së
Dega e pare e LDK-se ka