Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme që kanë përfshirë rajonin e Gjakovës kanë shkaktuar dëme materiale në disa lokalitete, duke rrëzuar drunj dhe dëmtuar shtylla të rrjetit elektrik.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka për Klankosova.tv ka thënë se rastet janë raportuar në fshatrat Gërgoc dhe Cërmjan.
“Sipas informacioneve të para nga terreni, si pasojë e motit të ligë, në fshatrat Gërgoc dhe Cërmjan janë raportuar disa raste të rrëzimit të drunjëve, si dhe dëmtim të shtyllave elektrike. Njësitë përkatëse të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar edhe shërbimet emergjente komunale. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse është ndërhyrë në terren dhe aktualisht rrugët në këtë zonë janë të qarkullueshme”, deklaroi Krasniqi për Klankosova.tv.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi kushtet atmosferike mund të shkaktojnë rreziqe të tjera në zona të ndryshme të rajonit.



Të tjera
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar
Aktuale
“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin
Profesori amerikan Edward
Lajme
Dega e Parë e LDK-së në Zvicër në përkrahje të lidershipit të LDK-së
Dega e pare e LDK-se ka