Sulmuesi serb, Veljko Birmancevic është në qendër të vëmendjes në Pragë.
Futbollisti i klubit Sparta Praga është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e djeshme ndaj Banik Ostrava, ku skuadra e tij humbi me rezultatin 1-3.
Sipas mediave çeke, futbollisti ka pasur përleshje me drejtorin e klubit, andaj ai është lënë jashtë grumbullimit, teksa njoftimi zyrtar i klubit është se ai është i lënduar.
Megjithatë, skandali vazhdoi gjatë takimit Sparta Praga – Banik Ostrava, ku tifozët vendas shpalosën një baner në mbështetje të sulmuesit serb, ku ndër të tjera shihen edhe flamujt “Kosova është Serbi” dhe “S’ka dorëzim”.
Kujtojmë se në ekipin e Sparta Pragës luajnë katër shqiptarë (Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci).



Të tjera
Aktuale
Pezullohen fluturimet në Aeroportin e Mynihut, dy pilotë raportojnë se kanë parë një dron
Fluturimet janë ndaluar në Aeroportin e
Lajme
Ministri Murati: Gjatë qeverisjes Kurti paga mesatare është rritur për 53 %
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran
Lajme
Arben Gashi: Sot vazhdojmë rrugëtimin tonë anembanë Kosovës
Kandidati i LDK’së për deputet, Arben