Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm, Peter Due, janë takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit të UNMIK-ut, gjatë takimeve janë vlerësuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresi i arritur, duke u theksuar njëkohësisht rëndësia e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit.

Po ashtu është konfirmuar mbështetja e zyrtarit të lartë të OKB-së për dialogun Kosovë–Serbi.

“Gjatë diskutimeve u vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresi i arritur, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit. Lacroix riafirmoi mbështetjen për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Të tjera