Ndërsa vendi po përballet me krizë ekonomike dhe me humbje milionëshe si pasojë e bllokadës politike dhe mungesës së formimit të institucioneve të reja, partive politike, e në veçanti partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po u bëhet vonë që të nis bisedimet me partitë për formimin e institucioneve të reja. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, disa herë gjatë këtyre ditëve u është shmangur mediave lidhur me këtë çështje.
Nisur nga ky fakt, analisti politik Blerim Canaj vlerëson se Kurti nuk ka interes që ta ndajë pushtetin me partitë e tjera politike.
“Unë nuk pres që zoti Kurti ta ndajë pushtetin me partitë e tjera dhe të japë pozitën e presidentit.”, tha Canaj për RTV21.
Ndërkohë, analisti politik Arbnor Sadiku, duke iu referuar disa deklarimeve të përfaqësuesve politikë të LVV-së, PDK-së dhe LDK-së, tha se formimi i institucioneve mund të ndodhë, por me vështirësi.
“PDK-ja ka qenë më e zëshmja për formimin e institucioneve. Kemi parë një vullnet të Kurtit që të krijohen institucionet, por ende nuk janë sqaruar variantet se si planifikohet kjo.”, tha Sadiku.
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, së fundmi ka dhënë një alternativë për formimin e institucioneve, duke theksuar se zgjidhja e krizës politike në vend kalon përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet forcave politike. Haziri ka bërë të ditur se çdo opsion politik që synon stabilitet duhet të ketë në qendër një marrëveshje të gjerë politike, e cila përfshin programin zhvillimor dhe agjendën strategjike të shtetit, si dhe ndarjen e përgjegjësive institucionale.
Analistët politikë Blerim Canaj dhe Arbnor Sadiku kërkojnë nga partia fituese, Vetëvendosje, reflektim për arritjen e një marrëveshjeje politike për formimin e institucioneve. Ndryshe, nuk përjashtohet mundësia që vendi të shkojë sërish në zgjedhje në tetor ose dhjetor.
“Unë pres që zoti Kurti do të na çojë në zgjedhje në tetor, për të na çuar sërish në zgjedhje në dhjetor.”, u shpreh Canaj.
“Ne e kemi parë edhe në të kaluarën se, pikërisht për shkak se nuk kishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse për tri institucionet kryesore, nuk pati qëndrueshmëri institucionale dhe vendi shkoi në zgjedhje.”, shtoi Sadiku.
Ndërkohë, KQZ-ja ka bërë të ditur se teknikisht është e gatshme të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, por është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë