Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë

Është vetëdorëzuar në stacion policor i dyshuari për plagosjen që ndodhir 16 qershor  të javës së kaluar, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas Pllanës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

“Lidhur me rastin ‘Tentim vrasje’, i cili kishte ndodhur më 16.06.2026 në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur ai.

I plagosur në këtë rast kishte mbetur Shkëlqim Kastrati

I njëjti ka një të kaluar kriminale dhe është përmendur në disa raste të mëparshme.

Kastrati është shtetas i Kosovës dhe dyshohet për përfshirje në disa incidente me armë zjarri në Prishtinë. Ai është raportuar se ka qenë edhe në kërkim ndërkombëtar.

Në muajin maj të këtij viti, Kastrati ishte arrestuar lidhur me një incident me armë zjarri në “Rrugën B” në Prishtinë. Gjatë operacionit, policia kishte sekuestruar edhe një motoçikletë të gjetur në vendin e ngjarjes.

Të tjera