Bedri Nika: LDK nuk ka hapur konkurs për kryetar

 

Po lexoj shumë emra e shumë propozime se kush duhet të jetë kryetar i LDK-së.
Për ata që ndoshta nuk e dinë, LDK nuk është pronë private dhe as projekt i përkohshëm politik.
LDK ka histori, statut, organe dhe procedura demokratike.
Sot, LDK ka një kryetar të zgjedhur me mandat të rregullt, aktiv dhe legjitim sipas statutit të partisë.
Prandaj, para se të shpallim kandidatë të rinj, duhet të respektojmë rregullat e shtëpisë sonë politike.
LDK nuk ka shpallur konkurs për kryetar.
Dhe as nuk ka nevojë të kërkojë kryetar me qira jashtë LDK-së.
Më habit fakti kur disa propozojnë për kryetar të LDK-së persona që nuk janë as anëtarë të saj.
A është kjo frymë rugoviste?
Unë besoj se jo.
Rugovizmi nënkupton respekt për institucionin, për statutin dhe për vullnetin e anëtarësisë.
Kur të vijë koha për zgjedhje të reja, LDK ka mjaftueshëm njerëz të përgatitur, intelektualë, profesorë, doktorë shkence dhe veprimtarë që mund të marrin përgjegjësi.
Por deri atëherë, respektimi i mandatit dhe i rregullave është respektim i vetë LDK-së.
Sepse partitë e mëdha nuk ndërtohen mbi dëshira individuale.
Ato ndërtohen mbi institucione.
Zoti e bekoftë LDK-në në miqësi të përhershme me SHBA-të.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.✌️

Të tjera

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive