Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve mashtruese që po qarkullojnë së fundmi përmes SMS-ve, ku në mënyrë të rreme pretendohet se dërgohen në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, është identifikuar një tjetër SMS mashtrues që pretendon se qytetarët kanë gjoba trafiku të papaguara dhe i fton ata të klikojnë në linqe të ndryshme për të kryer pagesa.
Policia thekson se ky mesazh nuk është zyrtar dhe u bën thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos hapin faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.
Autoritetet rekomandojnë që në rast të pranimit të mesazheve të tilla, ato të fshihen menjëherë, të raportohen tek organet përkatëse dhe të kontaktohet banka nëse janë ndarë të dhëna financiare.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që rastet e tilla t’i raportojnë përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.
“Qëndroni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.



Të tjera
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive
Aktuale
Policia pranon informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale