Shqiptarja e Maqedonisë së Veriut ka një histori të veçantë për disa arsye.Makfire Shakiri është shofere autobuzi në Shkup dhe është shprehur se këtë gjë e ka pasur ëndërr që në fëmijëri. Normalisht ka hasur paragjykime, por jo nga familja, madje babai i saj i ndjerë ka qenë mbështetja më e madhe.Nga ana tjetër, Makfire është një nënë e vetme. Atë e ka braktisur bashkëshorti dhe është detyruar ta rrisë djalin vetëm.
“S’mundem ta përshkruaj sa e vështirë ka qenë. E merrja me vete kudo, është rritur në autobus. Ndonjëherë e lija vetëm në shtëpi, ja lija Zotit amanet, por më kanë ndihmuar dhe prindërit, familjarë të tjerë apo kolegë. Ja dola.“,- u shpreh Makfirja
Kur kishte 18 vjetorin datëlindjen djali i saj, ajo shkroi një status në rrjetin social Facebook:
Ajo tregoi se lidhja me Zotin e ka bërë të gjej forcën. Ka pasur raste kur Makfirja e ka lënë djalin 3 vjeç në shtëpi vetëm, pasi ai kishte ftohtë në autobuz. Ajo i linte lojra për ta mbajtur të zënë. Makfirja sot tashmë është e lumtur me djalin e saj.