Fëmija ndez veturën në Pejë, një qytetar ndërhyn dhe e parandalon më të keqen

Në Pejë, është publikuar një video që tregon një situatë të rrezikshme ku një fëmijë shihet duke dalë nga një veturë e cila fillon të lëvizë pa kontroll.

Sipas përshkrimit të videos së publikuar nga Indeksonline, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi fëmija e ka ndezur veturën në mënyrë të paqëllimshme.

Në pamjet e publikuara, një person shihet duke dalë me shpejtësi nga një lokal dhe duke ndërhyrë për ta ndaluar automjetin, duke parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të situatës dhe një aksident të rëndë.

Rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.

Të tjera

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive