Qeveria shqiptare ka mbështetur në parim marrëveshjen për hua direkte me vlerë prej 302 milionë dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së, që ka për qëllim të mbështesë sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë në vend, si dhe ta modernizojë atë.
Sipas tekstit zyrtar të vendimit, Republika e Shqipërisë në këtë transaksion financiar përfaqësohet nga autoritetet e linjës financiare, ndërsa pala amerikane përfaqësohet nga agjencia e specializuar për sigurinë e mbrojtjes.
“Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 000 000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë së Shqipërisë.



Të tjera
Lajme
Ksamil, shpëtohen dy turistë në rrezik të mbyteshin në det
Dy turistë ukrainas janë shpëtuar sot
Aktuale
Raportuesi për Kosovën në PE thirrje partive: Gjeni një emër të përbashkët dhe nxirreni vendin nga kriza
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian,
Lajme
Raportimet për parregullsi në testin e maturës, Lushaku kritikon qeverinë
Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e