Botapress 21 Shtator – Marrëveshja për levizje të lirë që u nënshkrua nga Kryeministrat e atëheshëm Hashin Thaçi, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Ivica Daçiq kryeministër i Serbisë, kishte një afat të limituar 5 vjeçar, shkruan Botapress.
Ajo u nënshkrua më 17 shtator 2016 që i bie se si e tillë i ka skaduar afati i zbatimit të saj. Bazuar në këtë marrëveshje, kryeministri aktual Albin Kurti, ndermori dje aksionin për zbatimin e reciprocitetit, bazuar në Marrëveshjen e shtatorit të vitit 2016 me firmat e Thaçit e Daçiqit.
Krejt kjo pasi paraprakisht ish-ministri i Brendshëm Agim Veliu kishte nënshkruar më 17.09.2020 shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS.
Kjo i bie qe Albin Kurti, po i respekton Marrëveshjet e Brukselit, të cilat per vite të tëra i ka kundërshtuar madje edhe me protesta, marrëveshje këto që janë nënshkruar nga paraardhësi i tij Hashim Thaçi shkruan Botapress.