Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij të quajtur, Erolida Januzaj.
Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi të publikuar në rrjete sociale, ku ka sjell fotosesionin e realizuar për martesë.
“Ne, përgjithmonë”, ka shkruar ai.
Besian Mustafa u bë deputet i Legjislaturës së Tetë të Kuvendit me 9,743 vota.