Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu i ka thënë ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia se nuk ka arritur të specializojë tash e 16 vite e Vitia ka thënë se janë shpifje.Gjithashtu Haxhiu ka thënë se Vitia ka bërë 10 vite ta kryej fakultetin.
“Në fakultetin ku kam diplomuar unë, ke ba 10 vite për ta kryer fakultetin. Një specializim që 16 vite s’ke arritë me e kry”, ka thënë Haxhiu.
Ministri Vitia ka thënë se këto janë shpifje.“Nuk e kam kryer në atë fakultet. Pyesni të gjithë për pesë vite si e kam kryer dhe çfarë studenti kam qenë. Vazhdoni qitni në tavolinë çfarëdo që keni, por jo me shpifje.”, tha ai.