Kreu i Partisë Liberale Egjiptiane të Kosovës, Veton Berisha nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse partia e tij do ta mbështesë krijimin e një qeverie të udhëhequr nga Albin Kurti.
I pyetur nga Indeksonline nëse Berisha ka votë pro Kurtit, ai fillimisht ka thënë së duhet të përmbyllet rezultati zgjedhor.
‘’Jam duke i pritur rezultatet finale, pas rezultateve finale mund të flasim’’, ka thënë fillimisht Berisha për Indeksonline.
Më tutje Berisha thotë se ka qenë gjithmonë pro formimit të institucioneve.
‘’Unë gjithmonë kam qenë pro formimit të institucioneve. Unë edhe për president kam ofruar një mundësi që të bëhet një zgjidhje”, deklaroi Berisha më tutje për Indeksonline.
Në zgjedhjet e 7 qershorit Berisha arriti të siguronte 1041 vota ndërsa Partia Liberale Egjiptiane e Kosovës në nivel vendi siguroi 1,981 Vota./I



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,