Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar me një tjetër postim në rrjetet sociale në adresë të Dejona Mihajlit, duke i bërë thirrje që të sqarojë publikisht identitetin dhe rolin e saj në Kosovë. Reagimi vjen në vazhdën e përplasjeve të fundit mes tyre në hapësirën publike.
Në postimin e tij, Rama shkruan:
“E ti, Dejona Mihajli, t’kom thanë edhe ma herët. Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?! E më e randësishmja, kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?”
Deklarata e Ramës pason reagimet e ashpra që janë shkëmbyer mes tij dhe Mihajlit gjatë ditës, duke e thelluar përplasjen politike dhe retorikën publike mes palëve.



Të tjera
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral
Lajme
3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika
Aktuale
Lutfi Haziri “kthehet në temë”: Abdixhiku i pari për postin e Presidentit, pastaj më konsensuali në parti jam unë
Lidhja Demokratike e Kosovës mund të