Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla e ka komentuar çështjen e shumëpërfolur të Zvërnecit në Shqipëri, duke e ftuar kryeministrin Edi Rama ta ftojë një figurë ndërkombëtare, sipas tij për ta trajtuar situatën.
Syla ka ironizuar duke propozuar që të ftohet aktivistja suedeze Greta Thunberg për të formuar një komision ndërkombëtar që do të rishikonte çështjen në Zvërrnec, e që sipas tij ndoshta mund të ndihmonte në sqarimin e dilemave dhe ndoshta do të fitonte besimin e protestuesve.
Sipas tij, nëse çështja qenka ambientale, atëherë le të trajtohet si e tillë.
“Kishte me qenë mirë që Kryeministri Edi Rama me thirrë Greta Thumbergun me formu një komision ndërkombëtar për ta rishikuar çeshtjen ambientale ne Zvërrnec. Besoj se i kishin sqaru shumë dilema… asaj i kishin besu protestuesit ndoshta. Midis sezonit turistik. Midis problemeve tjera dhe pak para antarësimit ne Bashkim Evropian… nese çeshtja qenka ambientale… le te trajtohet si ambientale. Apo, jo?”, u shpreh ai./gazetametro.net



Të tjera
Lajme
Përparim Rama përplaset me Dimal Bashën: Të paaftë dhe manipulues
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal
Aktuale
Numërimi i votave të diasporës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate
Lëvizja Vetëvendosje ia ka marrë sërish
Aktuale
Rritet interesimi i të rinjve për FSK, 234 aplikime për 44 vende
Interesimi për karrierë ushtarake në Forcën