Së fundmi në rrjete sociale janë publikuar pamje që tregojnë një grup palestinezësh me sy të lidhur duke u udhëhequr nga ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në Gazën veriore.
Videoja tregon një grup njerëzish me kostume hazmat duke u drejtuar nga ushtarët izraelitë pranë spitalit Indonezian, i cili shtrihet në veri të Jabalia, shtëpisë së një prej kampeve të refugjatëve të Gazës.
Ata mund të shihen duke ecur zbathur me duar të lidhura pas shpine dhe sy të lidhur, përcjell Telegrafi.
Ndërsa Sky News ka gjeolokuar pamjet të cilat besohet se janë marrë nga një ushtar izraelit, është e paqartë se kur janë regjistruar saktësisht.
Por, vendndodhja përputhet me pamjet e IDF-së të postuara nga zëdhënësi arab i ushtrisë në Telegram.
Zëdhënësi pretendon se 150 “terroristë” u arrestuan ndërsa më shumë se 20,000 palestinezë janë larguar nga zona e Jabalia.
Ndryshe, Izraeli ka intensifikuar operacionin e tij në veri të Gazës gjatë javëve të fundit, duke pretenduar se po përpiqet të ndalojë Hamasin nga rigrupimi.
Izraeli ka qenë në luftë me Hamasin në Gazë që nga sulmi i grupit militant në Izraelin jugor më 7 tetor të vitit të kaluar.
Të tjera
Aktuale
Si ndodhi aksidenti tragjik në Dollc të Klinës, ku humbi jetën një person dhe pesë u lënduan?
Policia e Pejës ka dhënë detaje
Aktuale
Çfarë synohej me mbylljen e Urës së Ibrit, Jamie Shea: S’ishte ideja e ndarjes së Kosovës
24 qershori 1999 shënon ditën kur
Aktuale
DASH anulon mbi 6 mijë viza studentore, Ambasada Amerikane: Shkelën ligjin dhe mbështetën terrorizmin
Departamenti i Shtetit ka anuluar më shumë