Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një person në Malishevë është dërguar pa shenjë jetë në Qendren e Mjekësisë Familjare.
Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se i ndjeri është Rrahman Kryeziu, punëtor shumë vjeçar i Postës në Kijevë të Malishevës.Sipas këtyre burimeve, i ndjeri ka pësuar mbrëmë sulm në zemër.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Bubavec të Malishevës./Botapress.info/