Vizita e Begajt në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa rrugë

Policia e Kosovës, është deklaruar lidhur me vizitën që presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do e zhvillojë sot në Kosovë.

Në njoftim shtohet se, Policia, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut,  gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

‘’ Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, ardhjes sot në orët e pasdites në pikën kufitare Vërmicë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës deri në kthim e cila po ashtu ndodh sot në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.’’, thuhet mes tjerash në njoftim

Postimi:

Njoftim për vizitën e presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj

Prishtinë, më 12 qershor 2026

Me datën 12 qershor 2026, në orët e mbrëmjes, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

Me këtë rast Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite një ditore do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut,  gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, ardhjes sot në orët e pasdites në pikën kufitare Vërmicë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës deri në kthim e cila po ashtu ndodh sot në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Të tjera

Shëndetësi

Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?

Për shumë njerëz, dita nis me