Duke debatuar për koalicionet e mundshme pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, analisti Ilir Deda ka deklaruar se zgjidhja më e mirë për vendin do të ishte ndarja e pushtetit ndërmjet forcave politike.
Ai theksoi se Qeveria e ardhshme duhet të formohet përmes një koalicioni, duke vlerësuar se një qeveri e tillë mund të sjellë më shumë rezultate dhe të jetë më funksionale në punën e saj.
“Për këtë vend, më e mira do të ishte që presidenti të zgjidhej drejtpërdrejt nga populli”, tha Deda, duke shtuar se kur të vijë momenti i duhur do të flasë edhe për emra konkretë. /Gazeta10



Të tjera
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,
Aktuale
Humb jetën gruaja që u aksidentua ditë më parë në Jabllanicë të Leshanit
Ka vdekur gruaja e cila kishte