Dogana e Kosovës ka zbuluar pothuajse 20 mijë kilogramë produkt ushqimor me bazë yndyre bimore me afat të skaduar gjatë një kontrolli në një depo doganore të autorizuar në rajonin e Mitrovicës.
Pas verifikimit të dokumentacionit dhe krahasimit të të dhënave elektronike me gjendjen faktike në depo, është konstatuar se 19,875 kilogramë mall kishin tejkaluar afatin e përdorimit. Për rastin është njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila ka urdhëruar asgjësimin e produkteve sipas legjislacionit në fuqi.
Gjatë të njëjtit kontroll, Dogana ka evidentuar edhe mungesën e 5,450 kilogramëve mall që duhej të ishin nën mbikëqyrje doganore, por që nuk janë gjetur në hapësirat e depos.



Të tjera
Lajme
Përleshja masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg
Një përleshje e dhunshme mes tre
Aktuale
Çka ka mbetur pa u numëruar? KQZ jep detaje
Rreth 120 mijë fletëvotime nga kategori
Lajme
Cakolli: Nëse VV i merr 65% të votave të diasporës, mund ta formojë qeverinë
Ecuria e procesit të numërimit të