E rëndë në Prizren: Shoferi godet për vdekje një çiklist të moshuar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Prizren.

Një veturë ka goditur një çiklist 78-vjeçar, i cili ndërroi jetë, raporton IndeksOnline.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën”, tha ai.

Shaqiri bëri të ditur se njësitet relevante janë njoftuar për rastin, teksa shoferi i automjetit është ndaluar në stacion policor.

Nga ana tjetër, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Policia, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti trafiku” përfundoi Bytyqi.

Të tjera