Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj, në një intervistë në FRONTAL në T7 ka folur për ofendimet e drejtuara në adresë të opozitës duke deklaruar se s’mund të jesh edhe çlirimtar edhe zullumqarë.
Limaj ka thënë se s’kanë dashur që të flasin shumë për kontributin në luftë, megjithatë thotë se çdo arritje në Kosovë është si rezultat i lirisë së vendit.
“Jemi munduar të jemi modest të mos flasim për këtë pjesë. S’ka raste si në Kosovë, Ne kemi fillu me familjarët tanë, ushtarakët kanë qenë njerëzit tanë të familjes. Në një familje janë shku dy-tre vllazën”, ka thënë Limaj.
“Krejt të mirat që i ka sot Kosova e kanë pikënisje lirinë. Kurgjo s’kishe qenë pa lirinë e Kosovës. Këta njerëz kemi qenë edhe para luftës, pse s’kemi pasë biznese të suksesshme, sepse na ka mungu liria”, ka shtuar ai.
“Secili është mirë me reflektu, falë lirisë i kam qeto. Falë lirisë jam këtu si familje, si qytetar, si intelektual. Kjo liri s’është kufizuar për një grup njerëzish”, ka potencuar Limaj.
Ai tutje ka pyetur Kurtin se ku ka qenë kur ishte koha e çlirimtarit e zullumqarit.
“Me qenë fëmijë që është lindë mas luftës i falet. Por ai iu folke atyre me musteqe. E ku jeni kanë ju, s’ki qare pa i thanë. Ku je kanë ti kur u kanë kohë e çlirimtarit dhe zullumqarit se i patëm mbledhë do djem me i hek zullumqarët. Po ti ku je kanë me ato me tupana e me at patriotin që don me e at patriotin që don me e çliru Mitrovicën”, ka thënë Limaj.
“Nuk ka edhe patriot edhe hajdut; ose patriot ose hajdut. Nuk ka edhe çlirimtar edhe zullumqar; ose çlirimtar ose zullumqar. Ne jemi bashkë me ju për patriotët çlirimtarë kundër hajdutëve zullumqarë. Patriotizmi është punë, por patriotizmi nuk ka pushim. Nuk mund të thuash ‘po pushoj pak’. Sepse në këto vitet e pasluftës kemi shembuj të dikujt i cili ka qenë patriot, s’e mohojmë, por tani tha ‘po pushoj pak’. Ju e dini çka nënkupton pushimi: nënkupton korrupsion.Prandaj patriotizmi është punë pa pushim, punë që nuk ndalet, ashtu siç nuk ndalet frymëmarrja deri në sekondat e fundit të jetës. Dhe bile, ju e dini këtë traditë e zakonin tonë: vazhdon edhe pas vdekjes, sepse shumë njerëz lënë amanet që arkivolin t’ua mbulojnë me flamurin kombëtar”, kishte deklaruar Kurti gjatë fushatës.



Të tjera
Lajme
Cakolli: Nëse VV i merr 65% të votave të diasporës, mund ta formojë qeverinë
Ecuria e procesit të numërimit të
Aktuale
Aksioni i EUROPOL-it kundër drogës dhe shpërlarjes së parave, gjykata vendos për pesë të dyshuarit
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka
Uncategorized
Dogana zbulon 20 tonë mallra të skaduara në Mitrovicë
Dogana e Kosovës ka zbuluar pothuajse