Operacion kundër krimit të organizuar, trafikimit me narkotik dhe pastrimit të parave Prishtinë, 09 qershor 2026Nën monitorimin e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës po zhvillon një operacion kundër krimit të organizuar në disa lokacione.
Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike në lidhje me veprat penale: ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’ dhe ‘pastrimi i parave’.
Pas përfundimit të operacionit policor, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, autoriteteve të Belgjikës, Francës e Holandës, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të njoftojnë publikun përmes një komunikatë të përbashkët.



Të tjera
Lajme
Podujeva shënon sot 27-vjetorin e çlirimit me homazhe
Qyteti i Podujevës shënon sot 27-vjetorin
Lajme
Ndërron jetë veprimtari nga Obiliqi, ish-bashkëpunëtor i Rugovës
Ka vdekur Idriz Kutllovci, ish-bashkëpunëtori i
Aktuale
Sindikata e Policisë: Pezullimi i gradimeve ka krijuar pasiguri, procesi të rifillojë sa më shpejt
Kryetari i Sindikatës së Policisë së