Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar lidhur me një raportim mediatik për një letër me shënime që pretendohej se ishte vendosur në ambientet ku ndodhet Konsullata e Kosovës në New York.
Sipas KQZ-së, institucioni është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe po ofron udhëzime për zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me ligjin dhe procedurat në fuqi.
Në sqarimin zyrtar, KQZ bën të ditur se, bazuar në informacionet e pranuara nga misioni diplomatik, letra e raportuar nuk është vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës në New York, por në derën e një organizate tjetër që ndodhet në të njëjtin kat ku është e vendosur edhe konsullata.
Sipas KQZ-së, fotografia e publikuar në media tregon se shënimi gjendet në derën e një zyre tjetër, ndërsa në murin afër ndodhet edhe një shigjetë orientuese që tregon drejtimin e konsullatës në kah të kundërt.
KQZ thekson se informacioni i saktë është verifikuar përmes misionit diplomatik dhe se procesi i votimit po zhvillohet sipas rregullave në fuqi.




Të tjera
Aktuale
Lista e VV-së shfaqet në ambientet e objektit në New York, KQZ sqaron rastin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka
Aktuale
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
Kosova duhet të dëshmojë me vepra
Aktuale
417 veta nga 1126 të regjistruar votuan deri në orën 13:00 në ambasadën e Kosovës në Austri
Për zgjedhjet e 7 qershorit sot