Pa presionin nga Serbia, serbët e Kosovës me siguri do t’i artikulonin më mirë interesat e tyre, duke qenë të vetëdijshëm se Lista Serbe para së gjithash përfaqëson interesat e regjimit të Aleksandar Vuçiqit.
Kështu deklaron kryetarja e Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.
Megjithatë mandati i Nenad Rashiqit, sipas saj, tregon se një pjesë e elektoratit serb nuk voton sipas udhëzimeve të Beogradit dhe se ekziston një mundësi reale që serbët në Kosovë t’i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre politikë. Në fund të fundit, mandati i Rashiqit dëshmon se dominimi i Beogradit nuk është absolut, thotë ajo.
“Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, në raportin për Kosovën të përgatitur nga Riho Terras, vlerësoi se Kosova ka humbur një vit të rëndësishëm për shkak të bllokadës politike, duke paralajmëruar se edhe muajt e ardhshëm mund të ndikohen nga procesi zgjedhor”.
Kryetarja e Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, për RTKLive thotë se ky vlerësim para së gjithash konfirmon shqetësimin e partnerëve evropianë për paralizën institucionale në Kosovë dhe ndikimin e saj në reformat, integrimin evropian dhe pozitën ndërkombëtare të vendit.
“Bashkimi Evropian pret institucione funksionale që janë të afta të marrin vendime dhe të zbatojnë reforma, ndërsa ngërçi i zgjatur politik dërgon mesazh të kundërt. Është e vështirë të thuhet nëse thelbi i problemit me të cilin përballet shoqëria kosovare është vetëm qëndrimi personal i opozitës ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Edhe pse pa dyshim ekzistojnë tensione politike dhe një nivel i lartë mosbesimi ndërmjet Kurtit dhe liderëve opozitarë, sipas mendimit tim thelbi i mosmarrëveshjes është më i thellë”, thotë Sonja Biserko.



Të tjera
Showbiz
Kylie Jenner “ndez” rrjetet sociale me foto nga pushimet luksoze në Turks dhe Caicos!
Kylie Jenner shijon pushime luksoze në
Aktuale
Auditimi gjen parregullsi në raportin e Zyrës së Kryeministrit
Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar
Showbiz
Elijona ndez rrjetin me paraqitjen provokuese në të zeza
Elijona Binakaj, influencuesja dhe modelja e