ë enjten parashikohet depërtimi i masave të ftohta, i shoqëruar nga një sistem frontal nga perëndimi gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, i cili do të gjenerojë reshje shiu në të gjithë vendin, lokalisht në formë rrebeshesh apo në momente të caktuara edhe rrëke, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta.
Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa lokalisht do të vazhdojnë rrebeshet e izoluara, por intensive, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe me mundësi për breshër të vogël.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-55 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 21°C. /MeteoKosova/



Të tjera
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
ë enjten parashikohet depërtimi i masave
Lajme
U raportua i zhdukur, 33-vjeçari gjendet shëndosh e mirë pas kërkimeve
Një rast i zhdukjes së një
Aktuale
Osmani: Më 7 qershor, qyetarët e Gjilanit bëjnë kthesën vendimtare
Kandidatja e LDK-së për presidente Vjosa