Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili sot qëndroi në Prishtinë.
Abdixhiku tha se në këtë takim, të cilin e cilësoi si “jashtëzakonisht pozitiv”, diskutuan “për hapat që do të ndërmarrim në mënyrë që Kosova të ecën përpara drejt integrimit europian, nëpërmjet statusit të kandidatit për anëtarësim në BE dhe zbatimit të Planit të Rritjes”.
Abdixhiku tha se “Kosova duhet të jetë aty ku e meriton, në mesin e kombeve të lira evropiane, e për këtë duhen institucione stabile, të përgjegjshme e që zgjedhin rrugën euro-atlantike në çdo rrethanë”.
Në këtë takim ishte edhe kandidatja për presidente e LDK’së, Vjosa Osmani.



Të tjera
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
ë enjten parashikohet depërtimi i masave
Lajme
U raportua i zhdukur, 33-vjeçari gjendet shëndosh e mirë pas kërkimeve
Një rast i zhdukjes së një
Aktuale
Osmani: Më 7 qershor, qyetarët e Gjilanit bëjnë kthesën vendimtare
Kandidatja e LDK-së për presidente Vjosa