Në mandatin e ri qeverisës do të ndërtohen sisteme të reja të ngrohjes qendrore dhe do të dyfishohet kapaciteti dhe mbulueshmëria e ngrohjes qendrore në Prishtinë.
Gjatë mandatit do të përfundojë projekti për dyfishimin e kogjenerimit në Termocentralin “Kosova B”, projekti i ngrohjes qendrore në Obiliq, si dhe ngrohja qendrore solare në Prishtinë.
Njëkohësisht, pa vonesa do të fillojë puna për projektet e ngrohjes qendrore në qytetet Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Lipjan.
Me funksionalizimin e këtyre sistemeve, do të ulet ndjeshëm nevoja për ngrohje me energji elektrike dhe, rrjedhimisht, edhe varësia nga importi i energjisë elektrike.
Këto projekte do të kenë ndikim të rëndësishëm edhe në mbrojtjen e mjedisit, duke reduktuar ndotjen nga djegia e drurit dhe qymyrit, si dhe duke ndikuar në uljen e prerjes së pyjeve.
Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka përfshirë zgjerimin e ngrohjes qendrore në zotimet e saj programore, si pjesë e vizionit për energji më të qëndrueshme, mbrojtje të mjedisit dhe përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët.



Të tjera
Aktuale
Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës
Kosova vazhdon të mbetet vendi i
Lajme
Abdixhiku takon Costan: Kosova duhet të jetë në mesin e kombeve të lira europiane
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Dialogu me Serbinë e Banjska, Costa: Të fokusohemi tek e ardhmja, të gjithë kemi pasur probleme me fqinjët
Ditën e sotme, Presidenti i Këshillit