Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” tashmë do të njihet ndërkombëtarisht ka njoftuar Oda Ekonomike e Kosovës duke theksuar se kjo shënon një arritje të rëndësishme për bizneset dhe prodhuesit vendorë.
Në Paris, Oda Ekonomike e Kosovës është akredituar zyrtarisht nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike, për lëshimin e Certifikatave të Origjinës me validitet global.
Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt: fuqizimit të eksportit kosovar, rritjes së besueshmërisë së produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare, digjitalizimit të shërbimeve tregtare, mbështetjes më të madhe për eksportuesit dhe prodhuesit e Kosovës
“Sot, produktet kosovare marrin një dimension të ri në tregjet globale, duke e prezantuar vendin me më shumë besueshmëri dhe dinjitet ekonomik. Një moment krenarie për Kosovën, bizneset tona dhe çdo produkt që mban emrin “Made in Kosova’”, thuhet nga OEK



Të tjera
Lajme
“Rama në burg”, dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit – pjesëmarrje masive edhe sot
Në Tiranë po vazhdon protesta në
Aktuale
Osmani në Mitrovicë: Këtu do të ndërtohet spitali më i madh në Evropën Juglindore
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, në
Lajme
Marko Rubio: Hapja e Ngushticës së Hormuzit është kushti i parë për marrëveshjen me Iranin
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio,