Abdixhiku paralajmëron tubimin mbyllës: Do të japim mesazhin se Kosova është gati për ndryshim

Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar për tubimin mbyllës të LDK-së.

Ky tubim mbahet të premten në ora 20:00 në Sheshin Skënderbe, në Prishtinë.

“Të premten, të gjitha rrugët shpijnë tek Sheshi Skënderbeu. Në Prishtinë mblidhemi të gjithë!

Në tubimin e madh përmbyllës të kësaj fushate. Në një natë bashkimi. Në një natë shprese. Në një natë ku mblidhemi të gjithë, për ta dhënë mesazhin më të madh, Kosova është gati për ndryshim.

Ejani bashkë me familje, miq e të afërm.. Ta mbyllim këtë rrugëtim ashtu siç e kemi nisur – së bashku, me zemër plot e me besim të madh”, ka shkruar Abdixhiku.