Një ditë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, detaje të reja mësohen në lidhje me faktin se çfarë pritet të ndodhë me ish-kreun e shtetit.
Sipas raportimeve në media, Meta nesër pritet të dalë para Gjykatës së Posaçme (GJKKO), për konfirmim të masës së sigurisë, “arrest me burg”.
Më pas, pritet që Meta të dërgohet në qelitë e paraburgimit. GJKKO pritet që sot të dalë me një deklaratë për mediat, ku të njoftojë se në çfarë ore do mbahet seanca nesër në gjykatë për të.
Meta ka qenë nën hetim për disa muaj, me akuzat që lidhen me një kontratë lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pastrimin e dyshuar të parave. Dyshimet përfshijnë edhe kallëzime për shpenzime të paligjshme, përfshirë ndërhyrjet estetike jashtë vendit nga anëtarë të familjes së tij.
Marrëdhëniet e Meta-s me SPAK kanë qenë të tensionuara. Ai ka pasur përplasje publike me kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke e akuzuar strukturën për manipulime politike dhe zbatim urdhrash nga kryeministri aktual, Edi Rama.
Meta ka paraqitur deklarime në SPAK për disa çështje, përfshirë ato që lidhen me mosdeklarimin e pasurisë dhe korrupsionin. Ndërkohë, shoqëria shqiptare pret një konfirmim zyrtar nga SPAK për akuzat e sakta që rëndojnë mbi të.



Të tjera
Lajme
E mitura e raporton marrëdhënien me ish-të dashurin, rasti trajtohet si dhunim
Një vajzë e mitur ka raportuar
Aktuale
Edhe tetë ditë kohë për presidentin: Çka u diskutua në takimet Kurti–Hamza dhe Kurti–Abdixhiku?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka
Lajme
Enver Hasani: Kurti synon president lojal për të forcuar pushtetin
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,