Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të akuzuarit me inicialet P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D., në cilësinë e pjesëtarëve të Policisë serbe në Stacionin Policor të Fushë Kosovës, dyshohen se më 6 maj 1999 kanë marrë pjesë në një aksion që rezultoi me vrasjen e pesë civilëve shqiptarë.
Aktakuza thotë se viktimat fillimisht janë ndaluar dhe marrë me forcë nga zona e stacionit të trenit në Fushë Kosovë. Më pas, ato janë dërguar në lokacionin e njohur si “Megja”, ku dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që procedura gjyqësore të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, për shkak se ata mbeten të paarritshëm për organet e drejtësisë së Kosovës.
Rasti lidhet me krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve të drejtësisë për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.



Të tjera
Aktuale
Osmani: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen
Në një tubim të madh të
Aktuale
Abdixhiku zotohet nga Rahoveci: 1000 euro pagë për mësuesit
LDK do të ngrisë dinjitetin e
Lajme
A është kjo historia më romantike e kësaj fushate zgjedhore?
Kandidati i LDK-së me numër 105,