Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, të hyrat e qeverisë së përgjithshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 kanë arritur në 841.8 milionë euro.
Burimi kryesor i të hyrave vazhdojnë të mbeten tatimet në produkte, të cilat përbëjnë 68% të totalit, ndërsa tatimet rrjedhëse në të ardhura përfaqësojnë 17%. Të ardhurat nga aktivet dhe detyrimet financiare kontribuojnë me 7%, ndërsa pjesa tjetër vjen nga kategori të ndryshme.
Në të njëjtën periudhë, shpenzimet e qeverisë kanë arritur në 792 milionë euro. Pjesa më e madhe e tyre është orientuar në kompensimin e punëtorëve me 38%, pasuar nga kontributet sociale dhe përfitimet me 31%, si dhe konsumi i ndërmjetëm me 12%.
Sipas klasifikimit funksional të shpenzimeve, mbrojtja sociale ka zënë pjesën më të madhe të buxhetit me 32%, e ndjekur nga arsimi me 15%, çështjet ekonomike me 13% dhe shërbimet e përgjithshme me 11%.
Pjesa tjetër e mjeteve është shpërndarë në sektorë të ndryshëm të administratës publike.



Të tjera
Aktuale
Osmani: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen
Në një tubim të madh të
Aktuale
Abdixhiku zotohet nga Rahoveci: 1000 euro pagë për mësuesit
LDK do të ngrisë dinjitetin e
Lajme
A është kjo historia më romantike e kësaj fushate zgjedhore?
Kandidati i LDK-së me numër 105,