Ish-diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të njëpasnjëshme ka shkaktuar një humbje të madhe të besimit në Kosovën.
Sipas tij, edhe vendet mosnjohëse të Kosovës, duke parë situatën politike në Kosovë, mund të forcojnë qëndrimin e tyre për të mos e pranuar pavarësinë e Kosovës.
“Çfarë të njohim, qe një vit e gjysmë s’ka qeveri stabile. S’mund të zgjedhin president. Bëhet fjalë për një humbje dramatike të besimit se Kosova po përpiqet dhe të jetë shtet serioz”, ka thënë Petritsch.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të kërkojnë punë nga partia që drejton me institucionet e vendit.
“Unë s’dua atë përfshihem në politikën e brendshme dhe s’di si do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, por qytetarët duhet t’i thonë partisë dominuese dhe liderit të saj se është koha të veproni, të bëni diçka”, ka shtuar ai.



Të tjera
Aktuale
Vrasja në “Breg të Diellit”, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin
Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një
Aktuale
Publikohen bisedat për rezervat shtetërore mes Rozeta Hajdarit, Ridvan Muharremit dhe zyrtarëve të MINT-it
Paparaci ka siguruar komunikimet ekskluzive në
Aktuale
Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta
Kryetari i LDK-së, kandidat për kryeministër