Komuna e Obiliqit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta Vita”, kanë mbajtur ligjëratë për muajin e ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Komuna e Obiliqit, në bashkëpunim me Shoqatën “Jeta Vita”, organizoi një ligjëratë informuese në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e Gjirit, të njohur si Tetori Rozë.
Ky aktivitet mblodhi gra nga komuna e Obiliqit dhe u shoqërua me diskutime rreth rëndësisë së parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Hapjen e këtij takimi e bëri Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Blerona Shabanaj Mehmeti, e cila falënderoi pjesëmarrëset dhe theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit: “Ndërgjegjësimi është fuqi.
Në këtë muaj, që njihet si Tetori Rozë, le të jemi të gjithë së bashku në mbështetje të grave, vajzave dhe motrave që janë diagnostifikuar dhe po luftojnë me këtë sëmundje.”

Ai theksoi angazhimin e komunës për të përmirësuar vazhdimisht sektorin shëndetësor dhe për të mbështetur programet që ndihmojnë parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e kancerit.
Në takim, një fjalë rasti mbajti edhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal, e cila theksoi se institucionet e komunës do të vazhdojnë përpjekjet për të avancuar shërbimet shëndetësore dhe për të subvencionuar personat e prekur nga sëmundje të rënda, me fokus të veçantë në sëmundjet kancerogjene.
Dr. Arben Bislimi, Kryetar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Dr. Arta Kameri Jusufi, Onkologe Radioterapeute, dhe Dr. Nafije Latifi nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta Vita”, mbajtën ligjërata vetëdijësuese për shenjat dhe simptomat e kancerit të gjirit dhe mënyrat e parandalimit.



Të tjera
Aktuale
“Qeveri pa Kurtin”, ekspertja gjermane: Partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër
Kosova voton për herë të dytë
Aktuale
AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka
Lajme
Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar
Derisa në shumicën e vendeve të