Ka ndërruar jetë në moshë shumë të re futbollisti 13-vjeçar Agan Asani nga fshati Çerkez i Kumanovës, duke lënë pas dhimbje të madhe në komunitetin sportiv.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga trajneri i tij, Ismet Zeqiri, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur pikëllimin për humbjen e talentit të ri.
Asani ishte pjesë e klubit KF Kumanova dhe konsiderohej një lojtar premtues, i vlerësuar nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik për përkushtimin dhe pasionin për futbollin.
Klubi dhe komuniteti sportiv kanë shprehur ngushëllime për familjen Asani, duke theksuar se kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë mes shokëve dhe trajnerëve.
Ngjarja ka prekur thellë opinionin sportiv lokal, ndërsa mesazhe ngushëllimi kanë vazhduar të vijnë nga figura të ndryshme të sportit.



Të tjera
Aktuale
Vrasja në “Breg të Diellit”, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin
Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një
Aktuale
Publikohen bisedat për rezervat shtetërore mes Rozeta Hajdarit, Ridvan Muharremit dhe zyrtarëve të MINT-it
Paparaci ka siguruar komunikimet ekskluzive në
Aktuale
Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta
Kryetari i LDK-së, kandidat për kryeministër