Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë në Mitrovicë të Jugut, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, kur policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ndodhej një person i lënduar me mjet të mprehtë.
Mjeku kujdestar ka konfirmuar se viktima, mashkull 37-vjeçar, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Në këtë rast është lënduar edhe një person tjetër nga i njëjti i dyshuar. Pas trajtimit në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ai është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull 31-vjeçar, është arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe thika që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës.
Me urdhër të prokurorit për krime të rënda, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e