Punëtorët e RTK-së rrezikojnë sërish të mbesin pa paga

Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë shprehur shqetësim të thellë lidhur me gjendjen financiare në të cilën është futur Radio Televizioni i Kosovës, pas ekzekutimit të mbi 1 milion eurove përmes procedurave përmbarimore në rastin e emisionit “Milioneri”.

Sipas sindikatave, ky zhvillim e ka vendosur transmetuesin publik në një situatë serioze financiare, duke rrezikuar funksionimin normal të institucionit dhe sigurinë ekonomike të rreth 680 punëtorëve.

Në njoftim thuhet se shqetësimi është thelluar edhe pas mbledhjes së Bordit të RTK-së, ku është bërë e ditur se institucioni i është drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesa urgjente për tejkalimin e situatës.

“Fillimisht është paraqitur kërkesë për mbështetje financiare, ndërsa më pas edhe kërkesë për huadhënie në vlerë prej 1.4 milion euro për mbulimin e pagave dhe shpenzimeve të tjera operative”, thuhet në njoftim.

Sindikatat theksojnë se “pagat, të drejtat e punës dhe siguria sociale e punëtorëve nuk guxojnë të trajtohen si kategori e negociueshme”.

Ato i bëjnë thirrje Bordit të RTK-së, menaxhmentit dhe institucioneve shtetërore që të ndërmarrin masa urgjente për të garantuar vazhdimësinë financiare të transmetuesit publik.

“Është e papranueshme që një institucion publik me rëndësi strategjike të arrijë në një pikë ku vihet në pikëpyetje pagesa e pagave”, thuhet më tej në reagim.

Sindikatat kanë paralajmëruar se do të monitorojnë nga afër situatën dhe do të përdorin të gjitha mjetet sindikale dhe institucionale për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

 

Të tjera

Aktuale

Kryetarja e Preshevës ndan pamje nga pritja e dy kongresistëve amerikanë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita

Lajme

Numri 7 në listën e LDK’së, profili i kandidates Albena Reshitaj

Albena Reshitaj ka ndjekur rrugëtimin e

Aktuale

LDK publikon orarin e tubimeve (28 maj-4 qershor)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar