Afaristi Petrit Kllokoqi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u ngjitur në majën më të lartë në botë, Mount Everest.
Në emisionin “Kosova Today”, Kllokoqi tha se ai është kthyer të dielën në Kosovë, ndërsa shtoi se i duhen rreth tre muaj për t’u kthyer në normalitet, transmeton Klankosova.tv.
Sa i përket rrezikshmërisë dhe ndjenjës së pendimit, Kllokoqi tha se këto mendime nuk i shkuan në mendje.
“Oksigjeni na mundonte, dhe filluam t’i bënim pyetje vetes, a ia ka vlejt?”, tha Kllokoqi.
Ndër të tjera, ai bëri të ditur se gjatë kësaj ekspedite, dy persona kanë humbur jetën.
“Zakonisht, kështu ka shumë. Në 2014 kanë humbur jetën 20 persona, vjet po ashtu kanë humbur jetën disa persona. Është akull, shkëmbinj. Duke ecur veç të këputen”, tha ai.



Të tjera
Lajme
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë
Pesë pesona janë lënduar dhe njëri
Aktuale
LDK njofton për tubim të madh elektoral të enjten
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar
Aktuale
Kurti: Shtesat për lehonat prej 500 eurosh janë ekzekutuar sot
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njofton