Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre automjeteve sot rreth orës 13:15 në rrugën Viti-Kllokot.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia përmes zëdhënësit rajonal të Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendren Emergjente të Spitalit të Gjilanit.
“Me datën 25.05.2026 rreth orës 13:15 kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë lëndime të trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, deklaroi ai.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku me premtim para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike
Aktuale
Kosova përballet me deficit të lartë tregtar ndaj vendeve të rajonit
Kosova po përballet me deficit të
Aktuale
Aksident i rëndë në rrugën Viti-Kllokot, tre persona dërgohen në spital
Tre persona janë lënduar si pasojë