Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte sot e pranishme në Gjakovë në kuadër të platformës “Hajde folim”.

Osmani ndau një album fotosh nga vizita e saj atje ku ishte bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhikun.

Në postimin e saj ajo tha se gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot vendit, duke i falënderuar për pritjen që ua bënë.

“Gjakova – vend i veprimtarëve, i besës dhe i njerëzve që gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Të tjera

Aktuale

Kryetarja e Preshevës ndan pamje nga pritja e dy kongresistëve amerikanë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita

Lajme

Numri 7 në listën e LDK’së, profili i kandidates Albena Reshitaj

Albena Reshitaj ka ndjekur rrugëtimin e

Aktuale

LDK publikon orarin e tubimeve (28 maj-4 qershor)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar