Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar vendimin e Qeverisë për t’i ndarë 100 euro për fëmijët, studentët, punonjësit e sektorit joprivat në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.
Ai tha se kjo është ndërhyrje e ashpër në garën zgjedhore.
Madje, sipas tij, është diçka për të cilën bashkë LDK-ja me VV-në kishin kritikuar atëbotë PDK-në sa kishte qenë kjo e fundit në pushtet.
“Fakti që ekonomia dhe shoqëria kosovare po vazhdon të jetë në krizë, dhe Qeveria e prano nëse thotë duhet me ua falë kah 100 euro kategorive të caktuara se nuk munden me mbijetu. Pra, ky është mesazhi që dërgohet, ndërkohë që dërgohet në kohë fushate e cila e bën të pabarabartë garën elektorale dhe e vendos në pozicion të ndryshëm qeverinë që duke tentu përmes këtij 100 euroshi me përfitu në votë”.
“Është prishje e barabarësisë në garë që na kur kanë qenë të tjerët në pushtet, kur ka qenë sidomos PDK-ja në pushtet, ne i kemi kundërshtu bashkë me Vetëvendosjen duke thënë që kjo është ndërhyrje brutale në garë, dëmton mekanizmat e demokracisë, dëmton garën e barabartë, dhe kjo ka dëmtu realisht në vazhdimësi çka po ndodh”, vijoi Gashi në Klan Kosova.



Të tjera
Aktuale
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në listën e votuesve
Numri i shtetasve të Kosovës me
Lajme
Lushtaku publikon raportin e Policisë: Qartë thotë se s’ka pasur sulm
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes
Aktuale
Gashi për 100 eurot që i ndau Kurti: Ndërhyrje brutale në garë
Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e