Qeveria në detyrë ka miratuar ndarjen e 1 milion eurove për zbatimin e masës “kuponë ushqimorë”, me qëllim mbështetjen e familjeve në gjendje të vështirë ekonomike në vend.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ky vendim është pjesë e pakos së ringjalljes ekonomike dhe synon ndihmën direkte për kategoritë sociale më të ndjeshme.
Sipas tij, mjetet do të transferohen nga programi i ringjalljes ekonomike në departamentin e skemave sociale dhe do të përdoren për mbulimin e kostove sipas thirrjes për përfituesit.
Qeveria po ashtu ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten edhe shtesat për lehonat e papunësuara, nga 325 në 500 euro.
Autoritetet pritet të publikojnë së shpejti kriteret dhe procedurat për përfitimin e kuponëve ushqimorë, në mënyrë që familjet e interesuara të mund të aplikojnë.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e