Abdixhiku bënë premtimin e madh për shtesat e fëmijëve

I pari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka deklaruar se ka nisur një propagandë gjithandej Kosovës për ndalje të shtesave.

Ai në Pressing të T7, premtoi se nuk do të ndalen shtesat, madje ato do të rriten si dhe do të rregullohen me ligj, që mos të jenë vendime zgjedhore.

“Ka nisur një propagandë gjithandej Kosovës. Si duket Vetëvendosje po ju thotë qytetarëve se këta kur të vijnë do t’i ndalin shtesat. Ne zotohemi publikisht, asnjë shtesë që merret tani, nuk do të ndalet. Përkundrazi do të rritet. Jo vetëm që nuk do të ndalen e do të rriten, por do të rregullohen me ligj, në mënyrë që qytetari mos me na kqyrë ne në sy e duar nga sa po i japim por me pasë të garantuar”, tha Abdixhiku.

Të tjera