Botapress, 12 Shtator – Aleanca Kosova e Re e Kosovës garon për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Megjithëse ka numrin e saj të vecantë, numrin 121, në këto zgjedhje kjo parti politike nuk garon në të gjitha komunat për kryetar të komunës, përvec Prishtinës. Ky fakt i ka dhënë mundësi kësaj partie politike që të bëjë koalicione parazgjedhore pothuaja më të gjitha partitë politike në garën për kryetar të komunave, shkruan Botapress.
Kështu deri më tash del se AKR nuk ka ndonjë kriter të fortë për koalicione para dhe paszgjedhore. Deri më tash AKR ka nënshkruar koalicione parazgjedhore me LDK-në, në Vushtrri, me PDK-në në Mitrovicë dhe me VV-në në Kamenicë.
Ky “liberalizëm”, politik e përcakton këtë parti politike të hapur për të gjithë, pavarësisht programit dhe orientimit politik të partive politike të Kosovës.
Në fakt duket se kryetarët e Degëve të AKR-së anembanë Kosovës janë “despotë” dhe të lirë të bëjnë koalicione parazgjedhore me ato politike ku e shohin mundësinë dhe interesin për të qenë pjesë e bashkëqeverisjes në nivelin lokal.
Marrëveshjet parazgjedhore me pothuaja të gjitha partitë politike në Kosovë, tregojnë se AKR nuk ka kritere të qarta dhe rigoroze për koalicione. Krejt qëlimi është “mbijetesa” politike edhe në nivele lokale, falë mbështetjes dhe koalicioneve me të gjitha partitë politike, të djathta, të majta, të qëndrës apo liberale, shkruan Botapress.