Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 13:30, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, për Sinjalin bëri të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar tre persona”, deklaroi ai.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.



Të tjera
Aktuale
Prokuroria në Prizren ngrin 18 prona me vlerë 1 milion euro- sekuestrohen para
Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar
Lajme
Tre të lënduar në një aksident mes motoçikletës dhe këmbësorëve në Prishtinë
Një aksident trafiku me lëndime ka
Lajme
Arrestohet një person në Pejë për përmbajtje abuzive ndaj fëmijëve në internet
Një person është arrestuar në Pejë