Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Prokuroria Themelore në Pejë bëri të ditur se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Luftimin e Krimeve Kibernetike, pas zhvillimit të hetimeve intensive.
I dyshuari me inicialet A.B. është ndaluar për 48 orë, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
Autoritetet kanë njoftuar se hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të siguruar provat e nevojshme procedurale.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar