Pas takimit mbrëmë me pjesëtarë të mërgatës e para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris, mëngjesin e sotëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkëbisedoi me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.
Në njoftim tutje thuhet se gjersa u riafirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Francës, kryeministri Kurti dhe ministri Haddad diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit veçanërisht në sferën ekonomike, në kuadër edhe të forumit të sotëm, si një mundësi e mirë për më shumë shkëmbime, bashkëpunime e investime mes kompanive të dy vendeve tona.
“U trajtua edhe rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Në fokus ishin dhe çështjet rajonale me theks në bashkëpunimin rajonal.
Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Haddad për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe bashkëbisedimin e takimin e sotëm. Prezent në takim ishte dhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aktuale
“Qeveri pa Kurtin”, ekspertja gjermane: Partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër
Kosova voton për herë të dytë
Aktuale
AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka
Lajme
Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar
Derisa në shumicën e vendeve të